Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy motorë! Plagosen 3 persona

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy motorë! Plagosen 3 persona

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Dy motorë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, janë plagosur 3 persona, drejtuesit e motorëve dhe një pasagjer.

Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia e Lezhës ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat