Atentati në Milot, misteri i kamerave të sigurisë, nuk kanë filmuar momentin e vrasjes

Shqipëria

Atentati në Milot, misteri i kamerave të sigurisë, nuk kanë filmuar momentin e vrasjes

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Dhjetëra persona janë shoqëruar nga policia e Kurbinit, në lidhje me atentatin  e mbrëmjes së djeshme ku u vra Klisman Preçi dhe mbeti i plagosur Ylli Ibrahimi.

Ajo që e bën më të vështirë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë, është fakti se kamerat e sigurisë që Ylli Brahimi, kishe montuar në banesën e tij nuk punonin.

Megjithëse zona ku ka ndodhur vrasja është e mbuluar nga kamerat e sigurisë, çuditërisht asnjëra prej tyre nuk ka punuar.

Pajisja DVR rezulton të ketë qënë e fikur dhe nuk dihen arsyet se pse kamerat nuk ishin në gjendje shërbimi.

Kjo ka sjellë në mos filmimin e asnjë imazhi të vrasësve, të cilët janë pozicionuar në vendin ku kanë planifikuar vrasjen e dyfishtë.

Ka shumë mundësi që autorët kanë pasur dijeni për mosfunksionimin e kamerave të sigurisë, ndaj planifikimi i vrasjes është bërë pikërisht në derë të shtëpisë.

Policia thotë se për gati 5 minuta zona është përfshirë nga terrori, si pasojë e breshërive të forta të automatikëve.

Madje njëri nga autorët ka qëlluar me puthitje xhamin e blinduar të makinës, me qëllim depërtimin e plumbave në brendësi të makinës, ku ndodhej Ylli Brahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat