Atentati në Milot, Ylli Brahimi jashtë rrezikut për jetën

Shqipëria

Atentati në Milot, Ylli Brahimi jashtë rrezikut për jetën

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 07:35
Ylli Brahimi

Një nga objektivët e atentati të mbrëmjes së kaluar, Ylli Brahimi, është jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është dhënë nga burime brenda spitalit të Traumës, që kanë bërë me dije se 46-vjeçari, edhe pse me plumba në brinjë e këmbë, ia ka dalë që të shpëtojë.

46-vjeçari Ibrahimi njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt. Bbrahimi, sipas burimeve policore, është me precedentë penalë në Itali. Ai ka qenë i dënuar për disa vite për trafik droge, nga vitit 2007-2012. Me të dalë nga burgu, iu fut botës së biznesit.

Ylli Brahimi, është marrë në pyetje për vrasjen e Bujar Likës, me të cilin ka pasur miqësi.Ditën e vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, Ylli Brahimi ka rezultuar se ka qenë me të dhe nisur nga kjo situatë, është marrë në pyetje dhe është një nga dëshmitarët e prokurorisë në gjyqin ndaj Eduard Lamaj, Klaudio Pepkolaj, Olti Vlashi dhe Ilir Lika. Por edhe për këtë ngjarje, nuk është marrë asnjë veprim ndaj tij. Po ashtu, në janar të vitit 2021, ai u tentua të vritej po në Milot, por u shpëtoi plumbave të marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat