A do të shkonte në Bruksel po ta ftonte Rama? Berisha jep përgjigjen e prerë

Shqipëria

A do të shkonte në Bruksel po ta ftonte Rama? Berisha jep përgjigjen e prerë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:18
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Durrës, ku po zhvillon takim më të rinjtë. Në fjalën e tij përmendi ngritjen e flamurit të BE-së nga kryeministri Edi Rama duke e cilësuar si “fatkeqësi të madhe”.

Sa i përket mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, Berisha u shpreh se do të shkonte në Bruksel nëse do ftohej nga Rama, por nuk do të shtrëngonte dorën me të.

“Shkoi në Bruksel si monist, njëlloj sikur të shkonin paraardhësit e tij. Mos u çuditni. Do ju tregoj një gjë nga historia, por të vërtetë. Nga viti ’86, qeveria hungareze dhe qeveria rumune, zhvillojnë tratativa të fshehta me Brukselin për t’i pranuar në BE. Brukseli u përgjigj, jo, tha, ju nuk mund të pranoheni sepse jeni në sferën e Bashkimit Sovjetik. I vetmi vend, e thanë në konfidencë, nga ish-komunistët që mund të pranohet është Shqipëria...por Shqipëria ishte armik me të gjithë botën. Nuk ka dyshim që ky shkoi si monist në Bruksel. Ndaj unë e kam shpallur atë armik të lirisë së shqiptarëve.

Natyrisht, po të ftonte do shkoja. Por ta harrojë se do të kishte shtrëngim duarsh me mua. Nuk mund të ndodhte kurrë ajo. Do të shkoja për të përfaqësuar ju, aspiratat demokratike të shqiptarëve. Pra, shkoi si monist, u kthye si monist. Natyrisht me dosjen në shpinë të inceneratorëve, me dosjen e Portit të Durrësit”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat