Atentatorët u siguruan që kishin vdekur/ Detaje nga atentati në Fushë Krujë! Targa e mjetit të atentatorëve del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë

Shqipëria

Atentatorët u siguruan që kishin vdekur/ Detaje nga atentati në Fushë Krujë! Targa e mjetit të atentatorëve del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 17:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët,  janë gjetur në brendësi të makinës tre armë zjarri automatike.

Targa e mjetit del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.

Sipas informacioneve, Diklen Vataj ishte badyguard i Brilant Martinajt.

Dyshohet se kanë qenë katër persona në mjetin që ka kryer atentatin, ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar në drejtim të viktimave.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se Diklen Vata mundi të dilte nga mjeti i plagosur, po gjallë. Autorët e kanë qëlluar dhe nga afër me armë dhe janë larguar kur janë siguruar se ka vdekur.

Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat