Masakra në Fushë-Krujë/ Largohen nga vendi i ngjarjes trupat e tre viktimave

Shqipëria

Masakra në Fushë-Krujë/ Largohen nga vendi i ngjarjes trupat e tre viktimave

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Ambulanca ka larguar nga vendi i ngjarjes trupat e tre viktimave të masakrës me armë zjarri te mbikalimi i Fushë-Krujës.

Ndërkohë që në vend ndodhen dhe forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë.

Automjeti i viktimave është larguar me një karroatrec pas djegies totale nga zjarri.

Në aksin Fushë Krujë-Lezhë është bllokuar trafiku dhe eshte rënduar lëvizja e automjeteve për shkak të kësaj ngjarjeje.

Makina shpërtheu në flakë pasi u qëllua me breshëri plumbash.

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u vranë në atentat.

Vata u gjet jashtë makinës, teksa Martinaj dhe Hoxha u dogjën brenda saj.

Ndërsa makina e dyshuar e autorëve u gjet e djegur plotësisht në afërs të Niklës dhe brenda saj sipas policisë një armë zjarri automatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat