Qëllohet me armë zjarri drejt një automjeti në Fushë Krujë, vritet një person

Shqipëria

Qëllohet me armë zjarri drejt një automjeti në Fushë Krujë, vritet një person

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Fushë-Krujës ku persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë drejt një automjeti.

Si pasojë, ka mbetur i vrarë një person. Nga informacionet paraprake, dyshohet se ka më shumë viktima por mbetet ende e pakonfirmuar.

Siç shihet nga pamjet, makina më pas është përfshirë flakët.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat