Qeveria ndryshon vendimin për pagat në administratë, ja kategoritë që përfitojnë nga rritja

Shqipëria

Qeveria ndryshon vendimin për pagat në administratë, ja kategoritë që përfitojnë nga rritja

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në vendimin për caktimin e strukturës dhe nivelet e pagave të nëpunësve civilë të administratës publike. Vendimi prek në mënyrë të drejtpërdrejtë punonjësit e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, të cilëve u përcaktohet qartë kategoria e pagës që përfitojnë për secilin pozicion.

Gjithashtu vendimi përcakton edhe një herë formulën e përfitimit të shtesës për vjetërsinë në punë. Gazeta “Sot” ka zbardhur vendimin e plotë që është botuar ditën e djeshme në “Fletoren Zyrtare”. Më poshtë do të gjeni nivelet e pagave të punonjësve të trupës artistike në Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrin Kombëtar të Komedisë  dhe Cirkun Kombëtar.

Ja shtesat dhe ndryshimet në vendim:

Vjetërsia në punë për punonjësit, që paguhen në Teatrin Kombëtar, jepet në masën 2% pas çdo viti pune deri në 25 vjet dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë. Në vendimin nr. 187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Në pikën 1/3 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:  Në shkronjën “a” shtohet emërtesa “Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor”; 

Në shkronjën “b”, emërtesa “Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor” shfuqizohet. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2022, përballohen nga fondet e miratuara në ligjin nr. 115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, për politikat e reja të pagave.  Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat