Harta e re gjyqsore, Sula: E gjitha për faj të politikës, i keni llogaritur kostot? Manja: I kemi marrë masat

Shqipëria

Harta e re gjyqsore, Sula: E gjitha për faj të politikës, i keni llogaritur kostot? Manja: I kemi marrë masat

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 17:13
Foto nga debati

Debati në dëgjesën e Komisionit të ligjeve:

Sula: Ku fut duart politika, do ketë probleme, njësoj sikurse po ndodh në sistemin e drejtësisë. Në duam t’i shërbejmë qytetarëve. Sicc janë zgjidhur problemet në këto 30 vite në Shqipëri, ne jemi raste specifike dhe nuk jemi mësuar dhe kemi gabuar, reforma në drejtësi është e dështuar për mënyrën si ka funksionuar. Ne po e bëjmë hartën e re gjyqësore, për shkak të mungesës së numrit të gjyqtarëve. Kjo është produkt I politikës. Politika artikulon që ne Shqipërinë e kemi në katër rajone. Janë investuar miliarda lekë në vitet e fundit për gjykatat, psh. në Shkodër godina ka mbetur bosh. Nëse do lindi nevoja, do jemi të gatshëm të hapim degët, t’i themi gjerat troç. Duhet të mos gabojmë. Kam 6 pyetje për KLP, KLGJ dhe ministrisë së Drejtësisë. KLGJ kryen një vlerësim çdo 5 vite. Ju si KLGJ supozohet se keni kryer një vlerësim, por mbyllja e 18 gjykatave i përmbush me mirë objektivat? Sa do jenë kostot e mbylljes së këtyre 18 gjykatave. Sa lek do duhen për të transferuar të gjitha këto çështjet. E dini sa do të jenë kostot për prokurorët? Sa do jenë kostot shtesë për drejtoritë e burgjeve, distancat do të jenë të konsiderueshme. Cilat janë këto masa që do merren.

Manja: Ne administrojmë sistemin e burgjeve kemi bërë përllogaritjet tona. Nuk ka kosto. I kemi marrë masat. Ne do të respektojmë çdo kërkesë të gjykatës dhe i kemi marrë masat që tani. Nuk ka kosto për Ministrinë e Drejtësisë.

Skëndo: Kur u hodh në diskutim në dhjetor të kaluar, komuniteti shqiptar I Helsinkit tërhoqi vëmendjen dhe paraqiti një oponencë ligjore ku vumë theksin në disa rezerva. Shqetësimi ynë, mungesa e transparencës dhe mungesa e një procesi gjithëpërfshirës dhe mungesa e një studimi dhe objektive me pluset me dhe minusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat