Goditi për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë/ Arrestohet 39-vjeçari

Shqipëria

Goditi për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë/ Arrestohet 39-vjeçari

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ndaluan shtetasin A. V., 39 vjeç, banues në fshatin Kllobçisht, Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndalimi i tij u bë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë.

Gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i angazhuar për kontrollin e territorit, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat