Procedohet penalisht adoleshenti në Tiranë, policia i gjeti një kallashnikov

Shqipëria

Procedohet penalisht adoleshenti në Tiranë, policia i gjeti një kallashnikov

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Policia në Tiranë ka nisur hetimet për një adoleshent dhe dy persona të tjerë pas goditjes së një rasti të  armëmbajtjes pa leje.

Njoftohet se penalisht është proceduar një 17-vjeçari i cili kishte fshehur një kallashnikov në  rrugën “Gjergj Legisi”.

Pas kontrolleve të ushtruara, policia e gjeti armën e zjarrit si dhe një sasi municioni luftarak të fshehur mes shkurreve.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 17 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit B. K., 40 vjeç dhe I. Z., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat