Ishte në arrest shtëpie, burri dhunon gruan dhe largohet nga banesa! Ç’ndodhi kur pikas nga policia

Shqipëria

Ishte në arrest shtëpie, burri dhunon gruan dhe largohet nga banesa! Ç’ndodhi kur pikas nga policia

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Një shtetas nga Berati është vendosur në pranga pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe u largua nga banesa, edhe pse ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pasi është larguar, ai është pikasur nga blutë e Beratit. Në momentin kur efektivët e kanë shoqëruar, i ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Ai ndodhej nën masën e arrestit shtëpiak, vendim i caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe u largua nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., banues në Berat, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas është larguar nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Pas lokalizimit të tij, në momentin e shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat