Thyen masën e arrestit shtëpiak/ 34-vjeçari merr rrugën ndrejt Sarandës për të vrarë ish-gruan e tij, ndërhyn në kohë policia

Shqipëria

Thyen masën e arrestit shtëpiak/ 34-vjeçari merr rrugën ndrejt Sarandës për të vrarë ish-gruan e tij, ndërhyn në kohë policia

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Një grua në qytetin e Sarandës i ka shpëtuar vrasjes nga ish-bashkëshorti i saj, falë ndërhyrjes në kohë të policisë. Policia ka arrestuar në flagrancë 34 vjeçarin duke bërë të mundur edhe parandalimin e ngjarjes së rëndë kriminale.

Ashtu siç raporton edhe korrespondentja e Panorama.al  34-vjeçari Kleo Hysi, i cili njihej si person me precedent të mëparshëm penal kishte ardhur enkas nga Tepelena për të vrare ish-bashkeshorten F. Ç, banuese në Sarandë me të cilën ka dy fëmijë 9 dhe 3-vjeç.

Hysi ishte arrestuar në vitin 2020 për “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, ku pasi ka dhunuar 91-vjecarin atëherë Dhimitër Papa, i kanë vjedhur atij edhe 20 mije lekë të reja dhe një armë gjahu “Baikal” ruse kalibër 12 mm.

Sipas korrespondentes së Panorama.al, mësohet se Hysi ka shkelur masën e sigurisë arrest shtëpie ku qëndronte në banesën e tij në Kalivaç të Tepelenës.

Sarandë/Shërbimet e Policisë parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Marrja në kohë reale e informacionit dhe reagimi profesional dhe i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë, parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kërcënoi se do të vriste ish-bashkëshorten e tij dhe bashkëjetuesin e saj, me armë zjarri, vihet në pranga 34-vjeçari, në kuadër të operacionit policor të koduar “On time”.

Në pranga dhe një shtetas tjetër (bashkëjetuesi), pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë e ftohtë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, me fishekë në fole dhe përforcuesi i grushtit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi kanë marrë njoftim se në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasi K. H. kishte konflikt me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen F. C., 31 vjeçe dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin I. J,  të cilët i kërcënonte se do t’i vriste me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “On time”. Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin K. H., 34 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje. Po gjatë këtij operacioni, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. J., 55 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (përforcues grushti). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. H, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” në ngarkim të shtetasit I. J.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat