U arrestua në Holandë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja çfarë ka ndodhur me majorin shqiptar

Shqipëria

U arrestua në Holandë, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja çfarë ka ndodhur me majorin shqiptar

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një major i ushtrisë shqiptare është arrestuar në Holandë pasi dyshohet se gjatë një aksioni të NATO-s ka ndërtuar një shtëpi bari. Fill pas këtij lajmi, të bërë publike nga Top Channel ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.

Ata thonë se janë në pritje të një raporti nga autoritetet holandeze, e ndërkohë kanë ndaluar majorin të ushtrojë detyrën e kanë urdhëruar kthimin e tij të menjëhershëm në atdhe.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze. Ministria e Mbrojtjes I ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në atdhe”.

Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat