Korrupsion e kontrabandë, lihen në burg 2 doganierë dhe 2 policë të Qafë Thanës

Shqipëria

Korrupsion e kontrabandë, lihen në burg 2 doganierë dhe 2 policë të Qafë Thanës

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Gjykata e Pogradecit ka lënë burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë Thanë pak ditë më parë, të cilët u kapën duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore.

Konkretisht me kërkesë të prokurorisë, gjykata la në burg Julian Poce, Arjan Hajrulla, Fisnik Mahmutllari dhe Vladimir Bardhi.

Ndërsa 3 tregtarët e ndaluar Julian Hila, Bule Hila dhe Florenc Gega, janë lënë në arrest shtëpie.

Masa e sigurisë sapo ka përfunduar në Gjykatën e Pogradecit.

Dhoma e Avokatisë se Pogradecit nuk i ka bojkotuar masat e sigurisë dhe te ndaluarit janë përfaqësuar ne proces nga avokatët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat