E rëndë: Nipi gjen pa shenja jete gjyshërit në banesë, njëri dyshohet të jetë vetëvarur

Shqipëria

E rëndë: Nipi gjen pa shenja jete gjyshërit në banesë, njëri dyshohet të jetë vetëvarur

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të hënë në Tiranë. Policia e Tiranës bën me dije se vendin e quajtur “”Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).

Njoftimi i policisë

Sipas policisë shtetasi S.M., dyshohet se është vetëvarur, ndërsa shtetësja A.M është gjetur pa ndjenja.

Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).

Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.

Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat