Vrasja e të riut nga Elbasani në Angli, arrestohen 2 persona, e përfshirë dhe një vajzë

Shqipëria

Vrasja e të riut nga Elbasani në Angli, arrestohen 2 persona, e përfshirë dhe një vajzë

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 20:51
Vrasja e të riut nga Elbasani në Angli, arrestohen 2 persona, e përfshirë dhe një vajzë

Detaje të reja kanë dalë nga sherri i ndodhur më 13 maj të 2021 në Angli, ku Armend Xhika u godit me thikë pas një sherri dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte.

Për vrasjen e të riut është akuzuar Luigi Antonaçi, 24-vjeç i cili ndodhet në paraburgim dhe të hënën pritet të dalë para gjykatës së Sheffield.

Në pranga është vënë dhe  një vajzë 21-vjeçare e cila dyshohet se ka lidhje në vrasjen e të riut shqiptar, në maj të vitit të kaluar. Pas marrjes në pyetje, e reja është lënë e lirë.

Ndërsa Luigi Antonaçi, nga Scoresby Street, Bradford po qëndron në paraburgim.

Nesër, 20 qershor 24-vjeçari Luigi Antonaçi do të dalë para Gjykatës së Magjistraturës së Sheffield.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat