Berisha: Zgjidhja e vetme, rrëzimi i qeverisë

Shqipëria

Berisha: Zgjidhja e vetme, rrëzimi i qeverisë

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 07:19
Sali Berisha

Sali Berisha sheh si zgjidhje të vetme për reformimin e sistemit shëndetësor rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Mjekëve të mbledhur për të folur për projektin që ka opozita demokrate për rimëkëmbjen e shëndetësisë, Berisha ishte kategorik duke sjell dhe shembuj personal kur shërbente si mjek gjatë sistemit komunist, u tha se situata nuk mund të ndryshojë nëse ata nuk ngrihen në protesta.

Ish-kryeministri shqiptar e akuzoi pasardhësin e tij se e ka zhvlerësuar figurën e bluzave të bardha por dhe gjithë profesionistëve që janë detyruar të lenë vendin për t’u punësuar jashtë tij.

Prej disa ditësh kryetari i rikthyer i Partisë Demokratike ka lajmëruar nisjen e protestave masive për rrëzimin e qeverisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat