Makina përplas të miturin në Vlorë, shoferi e braktis në rrugë

Shqipëria

Makina përplas të miturin në Vlorë, shoferi e braktis në rrugë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Një makinë ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar në fshatin Panaja të Vlorës sot.

Pasi e ka përplasur me makinë, shoferi i mjetit është larguar nga vendi duke lënë fëmijën në rrugë.

Si pasojë e aksidenti është lënduar fëmija, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.06.2022, rreth orës 20:00, në fshatin Panaja, Vlorë, automjeti tip “Fiat”, ka aksidentuar një shtetas të mitur rreth 10 vjeç dhe është larguar.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar shtetasi i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat