100 vite SHBA-Shqipëri, Ambasadorja Kim nga Kopliku: Amerikanët ju konsiderojnë si pjesë e jona

Shqipëria

100 vite SHBA-Shqipëri, Ambasadorja Kim nga Kopliku: Amerikanët ju konsiderojnë si pjesë e jona

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 19:33
Ambasadorja Juri Kim

Ambasadorja Juri Kim thotë se amerikanët i konsiderojnë shqiptarët pjesë të familjes dhe popullit të tyre. Deklaratën diplomatja e bëri në Koplik ku ishte si pjesë e kremtimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

Me xhaketë dhe T-shirt me logon e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Ambasadorja Amerikane Juri Kim mbërriti nw Koplik me autobusin të këndit amerikan lëvizës që po rrugëton nëpër Shqipëri.

U takua miqësisht me vendasit.

Ata e pritën me këngë dhe valle.

Ajo u tregoi arsyen e gëzimit që ndjen kur viziton malësitë.

 “Kur vij në Koplik, kur vij në veri, sa herë që shoh sytë tuaj është njësoj si të shoh familjen time, sepse ne jemi besnikë, ne jemi të fortë dhe jemi persona të cilët këmbëngulin dhe qëndrojnë fort. Por, gjithashtu kujdesemi mirë për familjet tona, kujdesemi gjithashtu për njerëzit tanë, për fshatin tonë, për komunitetin tonë.”

Shqiptarët janë ndër popujt më pro-amerikanë në botë dhe marrëdhënia mes vendeve sot është strategjike.

Ambasadorja thotë se duhet të dimë se jemi edhe me shumë se aq!

“Shpresoj që ju ta dini që ne si amerikanë u konsiderojmë ju si pjesë tonë, si popullin tonë.”

Marrëdhëniet mes vendeve cilësohen të shkëlqyera, ndërsa sfidat janë të mëdha! Ambasada Amerikane edhe përmes turit nëpër Shqipëri po përcjell mesazhin se do të jetë aty në ndihmë

“E ardhmja e këtyre marrëdhënieve do të jetë edhe më e shkëlqyer. Do të punojmë së bashku fort për të forcuar demokracinë, rritur ekonominë dhe nuk do të ndalemi për paqen dhe stabilitetin në botë."

Veç festës dhe informacionit për kulturën amerikane, autobusi lëvizës ofron informacion për të rinjtë që duan të integrohen me tregun amerikan dhe të studiojnë në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat