Gjendet i pajetë në ballkonin e banesës turisti holandez, ja çfarë thotë policia

Shqipëria

Gjendet i pajetë në ballkonin e banesës turisti holandez, ja çfarë thotë policia

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Një 66-vjeçar nga Holanda me iniciale J.W. është gjetur i pajetë pasditen e sotme në ballkonin e një banese në Sarandë.

Policia njofton se nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të saj.

“Më datë 10.06.2022, në Sarandë, në ballkonin e banesë është gjetur i pajetë shtetasi hollandez J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndryshuar jetë, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve”, përfundon njoftimi i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat