Presidenti i ri votohet të shtunën, ja kur do të mësohet emri i kandidatit të mazhorancës

Shqipëria

Presidenti i ri votohet të shtunën, ja kur do të mësohet emri i kandidatit të mazhorancës

Më: 31 maj 2022 Në ora: 14:54
Taulant Balla

Partia Socialiste ka propozuar 4 qershorin, të shtunën, raundin e katërt për presidentin.

“Rendi i ditës së miratuar në fillim të kësaj mbledhje ka qenë caktimi i raundit të katërt për votimin e Presidentit të Republikës.

Unë propozoj që raundi i katërt të zhvillohet ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00.

Afati i depozitimit të kandidaturës të jetë data 4, ora 12:00 ndërsa afati i shqyrtimit të kandidaturës të jetë ora 16:00, data 4 qershor 2022”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat