“Tjetërsim pronash në bregdet”, Denoncimi i opozitës për 9.100 metra tokë në Jalë

Shqipëria

“Tjetërsim pronash në bregdet”, Denoncimi i opozitës për 9.100 metra tokë në Jalë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Opozita denoncoi një rast të tjetërsimit të dokumenteve të pronësisë me qëllim grabitjen e pronave në bregdetin e jugut.

Deputeti demokrat Arbi Agalliu bëri publike aktin e pronësisë për një siperfaqe toke në Jalë  ku pasardhësve të shtetasit Lilo Mëhilli i janë dhënë  9.100 metra katrorë tokë,  më shumë sesa parashikon ligji për ndarjen e tokave bujqësore.

“Por nga ana tjetër sipas ligjeve në fuqi norma për frymë në ndarjen e tokës bujqësore që përfitohet nga ligji  7 .501 në Bashkinë Himarë në fshatin Vuno është jo me shumë 3500 metra katrorë për frymë. Në certifikatë familjare të marrjes së pronësisë në 1991 kemi pasur Lilo Mëhillin. Pse pasardhësve të këtij individi i janë dhënë më mbi 6000 metra katrorë tokë më shumë nga çfarë i takon sipas ligjit”.

Demokrati bëri publike edhe përgjigjen e Kadastrës  për  këtë rast.

“Agjencia  shteterore e kadastrës kthen përgjigje zyrtare  se verifikimi I sasisë së  tokës së përfituar ne raport me normen për frymë, dhe menyren e shperndarjes  nuk bëjnë pjesë në  përgjegjësine e ketij institucioni. pyetja ime pse iu kanë dhene pasardhësve mbi 6 mije metra katrorë tokë më shumë sesa i takon nga ligji, në një zonë që  lakmohet.”

Deputeti  demokrat  i qarkut te Vlorës i bëri thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa për këtë rast flagrant. Pronarët e tokës po presin ende zbardhjen e vendimit të gjykatës së Vlorës në mënyrë që të bëjnë apelim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat