Kontrabandë me ushqime, ilaçe dhe naftë - arrestohen 3 persona

Shqipëria

Kontrabandë me ushqime, ilaçe dhe naftë - arrestohen 3 persona

Më: 10 maj 2022 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka sekuestruar një sasi mallrash kontrabandë në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri.

Me këtë rast ka arrestuar edhe 3 persona, mes tyre një doganier.

Në pranga kanë rënë F.A., 54 vjeç, banues në fshatin Mollas në Kolonjë, Xh.H., 57 vjeç, banues në Ersekë dhe K.P. 41 vjeç me detyrë doganier, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e shtetasit Xh.H., i shoqëruar nga shtetasi F.A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme karburanti (naftë), medikamente mjekësore, prodhime letre, pleh kimik, vaj ushqimor dhe vaj automjetesh, mallra për të cilat shtetasit e mësipërm nuk kishin kryer detyrimet doganore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat