Grabitja e bankës në Koplik/ Policia ngre helikopterët për gjetjen e autorëve, dyshohet se janë larguar drejt…

Shqipëria

Grabitja e bankës në Koplik/ Policia ngre helikopterët për gjetjen e autorëve, dyshohet se janë larguar drejt…

Më: 9 maj 2022 Në ora: 16:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Prej mëse 2 orë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik, ngjarje e ndodhur rreth orës 14:00.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër.

Gjithashtu policia tha se janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Por ashtu sic duket edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel, në kërkim të autorëve pervec forcave të FNSH, policia po patrullon zonën edhe me helikopter. Autorët janë drejtuar drejt fshatrave kufitare me Malin e Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat