Motive pronësie, plagosen babë e bij në Sarandë! Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim

Shqipëria

Motive pronësie, plagosen babë e bij në Sarandë! Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim

Më: 2 maj 2022 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Sarandë, si pasojë e së cilës tre qytetarë janë paraqitur të plagosur në spitalin e qytetit.

Mësohet se të plagosurit janë pjesëtarë të një familjeje dhe kanë plagë të shumta të shkaktuara me sende të forta. Ata janë pjesëtarë të familjes Avduli: kryefamiljari Sh. Avduli dhe dy djemtë e tij.

Sipas informacioneve, Shaban Avduli, 62-vjec ka plagë me sende të forta në kokë, Florenc Avduli 37 vjeç ka plagë në dorë dhe djali tjetër ka shembje në brinjë.

Ngjarja ka ndodhur në Çukë, Sarandë, konfirmojnë burimet e Gazetës Shqiptare, teksa dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Ndërkohë, Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur në kërkim. Ky person quhet Skënder, alias Stefan Gjinika dhe është me precedentë të mëparshëm.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se për motive pronësie, shtetasi S. Gj., 43 vjeç, ka goditur me grushta dhe sende të forta, shtetasin Sh. A., 62 vjeç, banues në Çukë, Sarandë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S.Gj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat