Varhelyi nga Tirana: Të ndalet sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre

Shqipëria

Varhelyi nga Tirana: Të ndalet sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:25
Oliver Varhelyi

“Sulmi ndaj organeve të Vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!, kështu ka thënë komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi gjatë takimit me institucionet e Vettingut sot në Tiranë, duke konfirmuar mbështetjen ndaj tyre.

Përmes një postimi në Twitter, komisioneri tha se integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet e Vettingut dhe ONM sot në Tiranë. Rikonfirmova mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”, ka shkruar ai.

Së bashku me kryeministri shqiptar Edi Rama, komisioneri Varhelyi do të mbajë një konferencë për mediat në orën 14:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat