Kryemadhi habit me deklaratën e saj: Ja kush e bëri Ramën kryeministër dhe ‘kurthi’ që i ngriti Metës!

Shqipëria

Kryemadhi habit me deklaratën e saj: Ja kush e bëri Ramën kryeministër dhe ‘kurthi’ që i ngriti Metës!

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:14
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ tha se Ilir Meta është personi i vetëm në këto 30 vite që është sulmuar aq shumë politikisht dhe ia ka dalë të fitojë të gjitha betejat ligjore.

 Djegia e mandateve, për të cilën Kryemadhi është kritikuar nga Meta publikisht, ajo tha se vjen për shkak të shoqërisë maskiliste, që gjithmonë fajin duhet ta ketë gruaja.

Sipas Kryemadhit edhe te çështja e Dritan Priftit, Rama ishte ideatori.

“Sot Edi Rama dosjet e fasadave kur ka qenë ministër Kulture i ka atje. Pra dosja e fasadave të ministrive që është bërë nga ish-ministrja e Kulturës, Esmeralda Ruçi s’i ka çuar në prokurori. Meta dha dorëheqje, la imunitetin, shkoi në Prokurori duke pasur edhe manipulime. U hetua për shkakun se ishte betejë politike e mirëfilltë dhe morale. Sot, Gjiknuri, Ahmetaj, Agaçin, Xhafajn të gjithë janë mbyllur me procedurë. Meta ka bërë gjyq si qytetar i thjeshtë. Pas kësaj kemi dhe betejat politike, 2 në Venecia dhe në Gjykatën Kushtetuese, i fitoi të treta.

Është i vetmi politikan në 30 vitet e tranzicionit që ka fituar të gjitha betejat ligjore politike dhe morale. Meta për çështjet e zbatimit të ligjit është nga ato personazhe që nuk e cënon Kushtetutën. Ilir Meta, sa i përket joshjes nga Edi Rama s’besoj se do të ketë më që Rama do të afrohet me Metën. Rama po krijon alibi për post-ikjen e vet. Mbushi portalet me lajmin se do të iki Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Edhe te çështja e Dritan Priftit Rama ishte ideatori. Por Meta më pas e bëri kryeministër atë. Ndoshta djegia e mandateve e gjëmuar nga një grua është argument i mirë për t’ia kaluar fajin grave”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat