Dhunoi babanë dhe e kërcënoi me jetë, arrestohet 25-vjeçari në Lushnjë

Shqipëria

Dhunoi babanë dhe e kërcënoi me jetë, arrestohet 25-vjeçari në Lushnjë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Lushnjë nën akuzën se ka dhunuar dhe ka kërcënuar të vrasë babanë e tij.

Policia njofton me 56-vjeçari me iniciale A.Q. ka telefonuar për të kërkuar ndihmë, me pretendim se i biri po e kërcënonte për të vrarë me hanxhar.

Në momentin e arrestimit, autori i dyshuar, 25-vjeçari me iniciale A.Q. ka kërcënuar efektivët se do të dëmtonte veten ose ata, nëse e kapnin.

Pas neutralizimit, i riu u shoqërua në komisariat, për t’u hetuar më pas nga Prokuroria e Lushnjës për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa mjeti prerës është sekuestruar si provë materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat