Bllokoi llogaritë bankare të kreditorit që ndërroi jetë, lirohet përmbaruesi, në seancë dhe i vëllai ish-deputet

Shqipëria

Bllokoi llogaritë bankare të kreditorit që ndërroi jetë, lirohet përmbaruesi, në seancë dhe i vëllai ish-deputet

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:45
Fatos Alimadhin

Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka liruar nga qelia, Fatos Alimadhin.

Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë, pas kallëzimit të një shtetasje për bllokimin e llogarisë bankare padrejtësisht.

Gjykata ka kërkuar nga prokuroria të hetojë për skemën e përmbaruesit, si dhe të verifikohet kallëzimi i shtetases.

Sipas dosjes, kredia është marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më pas është shitur tek një tjetër institucion financiar mikro kredie.

Rezulton se kredimarrësi ka ndërruar jetë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej shlyer me siguracionin e jetës.

Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm edhe vëllai i të arrestuarit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat