Tregti me naftë kontrabandë, sekuestrohen 1250 litra karburant në një magazinë, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Tregti me naftë kontrabandë, sekuestrohen 1250 litra karburant në një magazinë, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

Më: 11 prill 2022 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Sekuestrohen 1250 litra karburant pa faturë doganore në Elbasan. Në pranga ka rënë shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në fshatin Qukës, Prrenjas.

Ai akuzohet për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës", "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

"Gjatë kontrollit në magazinën e subjektit (bar-restorant), në pronësi të këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1250 litra karburant, që dyshohen se janë futur kontrabandë, në vendin tonë".  

Nga veprimet hetimore të policisë ka rezultuar se ky shtetas ka futur kontrabandë sasi hidrokarburesh në vendin tonë, të cilat i ka depozituar në ambientet e subjektit të tij dhe më pas i ka tregtuar duke fshehur të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat