Sherri që tmerroi klientët/ Dino Majko u godit disa herë me thikë nga peshkatari problematik

Shqipëria

Sherri që tmerroi klientët/ Dino Majko u godit disa herë me thikë nga peshkatari problematik

Më: 10 prill 2022 Në ora: 09:49
Kjo është hera e dytë që Dino Majko plagoset.

Dino Majko gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u plagos me thikë mbrëmjen e kaluar në Sarandë nga Eniveld Aliaj, 37 vjeç.

Sherri mes të rinjve nisi jashtë një lokali në lagjen nr.1 të Sarandës, mbi shëtitoren e qytetit rreth orës 21:50 dhe më pas të dy personat kanë përfunduar duke u konfliktuar brenda tij.

Skenat prej tyre janë përshkruar si të tmerrshme nga klientë e turistë që gjendeshin brenda lokalit.

29-vjeçari është goditur disa herë më thikë nga Aliaj në bark, shpinë, gjoks dhe kofshë, por fatmirësisht nuk ka pasur çarje enësh gjaku.

Kjo është hera e dytë që Dino Majko plagoset. Në gusht të vitit 2020, atëherë 27 vjeç Majko u plagos në lagjen 4 në Sarandë me thikë pas një konflikti me disa persona të tjerë për motive banale. 

37-vjeçari Aliaj është me profesion peshkatar dhe njihet si person problematik dhe me rrezikshmëri shoqërore, pasi ka qenë i shoqëruar muajt e fundit edhe për ngjarje të tjera kryesisht zënka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat