Qindra kg kokainë në kontenierët me banane/ Avokati: S’kishte dijeni për drogën, luftë për goditjen e biznesit

Shqipëria

Qindra kg kokainë në kontenierët me banane/ Avokati: S’kishte dijeni për drogën, luftë për goditjen e biznesit

Më: 9 prill 2022 Në ora: 13:09
Eduart Dauti

Pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti, kompanisë së cilës i janë kapur qindra kg kokainë në konteinerët me banane në 6 raste të ndryshme, është lënë në burg. Vendimi është dhënë në seancën e mbajtur ditën e sotme, teksa është lënë në fuqi kërkesa e prokurorit. Nga ana tjetër, avokati i tij, Baftjar Rusi tha se klienti i tij nuk kishte dijeni për kokainë dhe se kjo ishte një luftë për goditjen e biznesit të tij.

Dauti është arrestuar 3 net më parë në një restorant pas Casa Italia. I kërkuar prej muajsh nga policia për llogari të SPAK por lëviztë i lirë dhe u gjet në restorant. Të gjithë e dinin jashtë vendit, por Eduart Dauti i shpallur në kërkim për drogë prej disa muajsh, u kap në një lokal pranë një qendre tregtare në dalje në Tiranës. Nuk dihet saktësisht se si Dauti ka hyrë brenda territorit pasi që në momentin e parë të shpalljes person në kërkim, ai u arratis jashtë kufijve.

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotik Fryit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania ‘Alba Exotic Fruit’ rezulton e përmendur edhe më parë në ‘historinë’ me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat