Nga diell në shi, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Shqipëria

Nga diell në shi, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:30

Moti pritet të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës. Ditën e shtunë moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërkohë që ditën e diel pritet të rikthehen reshjet e shiut në të gjithë territorin të cilat priten të jenë në nivelin mesatar.

Parashikimi i motit sipas SHMU:

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mbrëmjes pritet të jenë deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e pasdites e kryesisht në mbrëmje në veriperëndim vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu me intensitet deri mesatar në të gjithë vendin, hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila ditën e diel hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat