Anija turistike me kapacitet 596 pasagjerë mbërrin në Sarandë, Rama: Dallëndyshja e parë e sezonit turistik

Shqipëria

Anija turistike me kapacitet 596 pasagjerë mbërrin në Sarandë, Rama: Dallëndyshja e parë e sezonit turistik

Më: 8 prill 2022 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot mbërritjen në portin e Sarandës të njërës prej anijeve turistike të kompanisë amerikane “Silversea Cruise”.

Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë foto të anijes turistike në Portin e Sarandës duke shtuar se ajo është “dallëndyshja e parë që lajmëron ardhjen e sezonit më të bukur e më të pastër turistik deri më sot”.

Anija e quajtur Silver Moon është një nga anijet më të mëdha dhe më luksoze të kompanisë amerikane.

Anija ka kapacitet për të akomoduar 596 pasagjerë në bord dhe ka një peshë të përgjithshme prej 40,700 tonësh, thuhet në faqen zyrtare të Silversea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat