Rindërtimi, një proces që si dihet fundi

Shqipëria

Rindërtimi, një proces që si dihet fundi

Më: 7 prill 2022 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Teksa po bëhen tre vite nga tërmeti i 26 nëntorit, procesi i rindërtimit në Tiranë po ecën me ritme shumë të ngadalta.

Lëkundjet e forta të tokës të 26 nëntorit 2019 lanë pa strehë shumë familje dhe që prej asaj kohe ata janë në shtëpi me qira në pritje të rindërtimit për tu strehuar.

Gjatë kësaj periudhe ata janë hasur me peripecira nga më të ndryshmet. Shumë kanë pasur probleme me bonusin e qirasë, e për disa të tjerë shuma e ofruar nga Bashkia ka qenë e pamjaftueshme.

Pavarësisht premtimeve të shumta banorët që humbën shtëpitë si pasojë e lëkundjeve të forta ende nuk kanë një njoftim se kur do të futen nën strehën e tyre të re. Nga ana tjetër as qeveria nuk e  di se kur do të përfundojnë punimet.

Ka qenë Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, i cili në daljet e tij disa herë mes premtimeve ka shtyrë dhe afatet.

Në TEC-in e vjetër në Kombinat, aty ku ka nisur rindërtimi duket se po punohet me ritme të ngadalta.

Deri në përfundimin e plotë të projektit qytetarëve do tu duhet që të dëgjojnë premtimet, mbase dhe një shtyrje tjetër të akomodimit në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat