Autobusi përplas 12-vjeçarin në aksin Pogradec-Gështenjas

Shqipëria

Autobusi përplas 12-vjeçarin në aksin Pogradec-Gështenjas

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Një 12-vjeçar është aksidentuar nga një autobus pasditen e sotme në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.

 "Jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të lumit të Vërdovës, mjeti tip autobus, me drejtues shtetasin Xh. M., banues në Pogradec, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, banues në Pogradec"njoftoi policia.

I mituri u dërgua në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikun për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat