Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës humb kontaktet me familjen, bashkëshorti i saj bën denoncim në polici!

Shqipëria

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës humb kontaktet me familjen, bashkëshorti i saj bën denoncim në polici!

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku ka humbur kontaktet me familjarët e saj.

Denoncimi është bërë në polici nga bashkëshorti i kësaj të fundit. Menjëherë blutë kanë nisur kërkimet.

Nuk dihen ende detaje rreth kësaj ngjarje në lidhje me kohën e largimit nga banesa të Markut dhe kontaktet e fundit të saj.

Gazetari i Panorama.al në Lezhë bën të ditur se Klaudia Marku nuk ka pasur probleme të mëparshme, denoncime apo kërcënime.

Ndërkohë që mësohet se hetimet e policisë janë të përqendruara kryesisht në konfliktet e mundshme familjare.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe.

Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj.

Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat