Shembet Ura e Shtrezës për shkak të motit, bllokohet lëvizja e mjeteve në rrugën Kukës-Shishtavec

Shqipëria

Shembet Ura e Shtrezës për shkak të motit, bllokohet lëvizja e mjeteve në rrugën Kukës-Shishtavec

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Lëvizja e mjeteve në Urën e Shtrezës në Kukës është bllokuar për shkak të shembjes së urës.

Mësohet se firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës-Shishtavec, ka bllokuar qarkullimin me vendosjen e blloqeve të betonin në dy anët e urës.

Sipas ARRSH, ura është e rrezikshme për kalimin  mjeteve dhe duhet ndërtuar nga e para. Ndërkohë po diskutohet hapja e një bypassi te rruga e vjetër ndërkohë udhëtarët që duhet të përdorin këtë aks, duhet të shfrytëzojnë pikën e kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë për të lëvizur më pas në rrugën Krusheve-Dragash-Morine-Kukës për të ardhur në qytet apo për të shkuar në Shishtavec.

Ura në fjalë është pjesë e rrugës Kukës- Shistavec, një investim i përfunduar në vitin 2013. 

Në fakt sipas asaj që raportohet i gjithë segmenti i rrugës Kukes- Shishtavec që përshkon Gryken e Vanave ka shkarje masive të gurëve.

Ndërkohë paraditen e ditës së sotme në rrugën Kukes-Shishtavec nga Ura e Nimcës deri Shtrezë ka pasur reshje bore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat