Moti i keq përfshin Elbasanin/ Disa njësi në errësirë - ja gjendja e akseve rrugore

Shqipëria

Moti i keq përfshin Elbasanin/ Disa njësi në errësirë - ja gjendja e akseve rrugore

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Moti i keq dhe i paqëndrueshëm ka prekur edhe Qarkun e Elbasanit, ku disa zona janë përfshirë nga reshje të shumta shiu ndërsa në ato malore ka pasur edhe dëborë.

Por mësohet se akset rrugore nacionale janë të hapura për qarkullimin e automjeteve.

Në disa segmente Elbasan-Qafe Thanë, Librazhd-Stërblevë si dhe Gramsh-Moglicë ka pasur prani inertesh por pa problem për lëvizjen e makinave.

Aksi rrugor Stëblevë-Klenjë ka prezencë të dëborës por deri më tani automjetet qarkullojnë normalisht. Moti i keq ka shkaktuar probleme për furnizimin me energji në Njësinë Administrative të Treganit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat