Policia, detaje nga arrestimi i 44-vjeçarit: Denoncimin e bëri bashkëshortja e tij

Shqipëria

Policia, detaje nga arrestimi i 44-vjeçarit: Denoncimin e bëri bashkëshortja e tij

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:39
Policia

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçar pas denoncimit që ka bërë bashkëshortja e tij të cilën e kishte dhunuar dhe kërcënuar se do ta vriste.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja M. P. se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar….është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Vihet në pranga 44-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me armë zjarri.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja M. P. se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit L. P., 44 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat