Xamo: Pse duhet të vazhdohet të paguhet incineratorin e Fierin? Duhet të ishte dorëzuar para 1 viti

Shqipëria

Xamo: Pse duhet të vazhdohet të paguhet incineratorin e Fierin? Duhet të ishte dorëzuar para 1 viti

Më: 29 mars 2022 Në ora: 21:48
Ola Xamo

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Ola Xamo, Gazetare u shpreh se ka disa pyetje për SPAK lidhur me hetimet e incineratorëve.

Ajo tha se pse janë bërë pagesa për incineratorin e Fierit kur nuk kishin filluar punimet dhe objekti duhet të ishte dorëzuar në 31 mars 2021.

Ajo shtoi se për Fierin thjeshtë është shtyrë grafiku i punime me 9 muaj për shkak të protestave që ka pasur ajo zonë nga banorët.

Xamo: Sa i përket hetimeve deri më tani apo njoftimeve të SPAK-ut më vjen mirë që ka një zyrtar të lartë që është një deputet, por gjithashtu kam disa pyetje për organet hetimore. Pse duhet të vazhdonte të paguhej kontrata e Fierit kur Fieri nuk është në punë dhe në 31 mars 2021 duhet të ishte dorëzuar.

Cili autoritet kontraktor është duke paguar kur duhet të ishte përfunduar prej një viti tashmë, ndërsa paguhet akoma. Lidhur me deklaratën që ka bërë Bllako duhet parë edhe një aspekt tjetër që kur një zyrtar firmos një koncesionare dhe e ndryshon atë ka përgjegjësi që të mbrojë anën e shteti. Unë kam bërë që për Fierin thjeshtë është shtyrë grafiku i punime me 9 muaj për shkak të protestave që ka pasur ajo zonë nga banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat