Pas dorëheqjes, Basha ndryshon strategji, nis takimet me demokratët për bashkimin e PD-së

Shqipëria

Pas dorëheqjes, Basha ndryshon strategji, nis takimet me demokratët për bashkimin e PD-së

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Duket se pas dorëheqjes ish-kryedemokrati Lulzim Basha  ka zgjedhur një mënyre bashkëbisedimi në formate informale dhe larg vëmendjes mediatike me demokratët.

Mësohet se i po vazhdon përditë me një agjendë të ngjeshur me takime informale me demokratët dhe mbështetësit e PD-së.

Kështu, pasditen e sotme Basha është takuar me demokratë e degës nr. 2 në Tiranë.

Basha në tekstin e dorëheqjes tha se bashkimi i demokrateve pas shpalljes non-grata të Berishës është misioni i tij iri.

Ai theksoi se edhe dorëheqjen e dha si një mundësi për ta tejkaluar situatën tejet të vështirë në PD pas shpalljes non-grata të Sali Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat