Shpërthimi me eksploziv në biznesin e kandidatit të PD në Shkodër/ Voltana Ademi: Thirrje e fortë për autoritetet!

Shqipëria

Shpërthimi me eksploziv në biznesin e kandidatit të PD në Shkodër/ Voltana Ademi: Thirrje e fortë për autoritetet!

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:26
Voltana Ademi

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur në lidhje me shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në biznesin në pronësi të ish-kandidatit të PD për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

Ajo ka deklaruar se dy ngjarjet e fundit kanë tronditur kryeqendrën e veriut ndërsa u bëri apel institucioneve ligjzbatuese të zbardhin gjithçka që ka ndodhur. Ademi tha se Bashkia e Shkodrës i ka vënë në dispozicion pamjet nga kamerat e sigurisë që do të nevojiten për zbardhjen e ngjarjes ndërsa shtoi se këtë vit ka pasur edhe buxhet shtesë për çështjet e sigurisë.

Ajo është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur komunikim me Bushatin, ndërsa në përgjigje ka theksuar se ngjarjen e ka marrë vesh herët në mëngjes për shkak të situatës me një të sëmurë në familjen e saj. Ademi tha se është përpjekur të marrë informacion mbi ngjarjen por deri më tani nuk ka detaje.

“Ngjarjen e kam marrë vesh herët në mëngjes, në orën 6:30 të mëngjesit, sigurisht edhe për shkak të arsyeve të mia familjare, unë kam një situatë të rëndë me të sëmurë në familje dhe kjo ishte arsyeja që e mora vesh herët në mëngjes. Jam përpjekur të marr informacion mbi atë që ka ndodhur dhe deri më tani nuk ka detaje dhe është një ngjarje e rëndë dhe aq më tepër për autoritet publike është edhe më e rëndë’, ka thënë Ademi.

Prononcimi i plotë për media i Voltana Ademit

Pas dy shpërthimeve a është vënë në pikëpyetje siguria publike në Shkodër?

Janë dy ngjarje që kanë tronditur qytetin, biznesin, familjet, sigurinë e të gjithëve dhe ngjarje të tilla rëndojnë jo vetëm për sigurinë por edhe imazhin e qytetit të Shkodrës, dua të kujtoj se Shkodra është qyteti i artit dhe kulturës, i sportit dhe kuptohet që nevoja për të pasur siguri është një dosmodoshmëri për të gjithë qytetarët në këtë qytet. Kërkesa ime për të gjitha institucionet, kryesisht për policinë e shtetit, për prokurorinë dhe tërësisht organet ligjzbatuese që menjëherë të zbardhin gjithçka çfarë ka ndodhur.

Kjo do t’i shërbente të gjithëve për të zbardhur të vërtetën por mbi të gjithë për të siguruar që të ketë siguri. Shteti jonë ka shumë probleme që lidhen me sigurinë. Në të gjithë Shqipërinë kemi patur ngjarje të tilla dhe kjo tregon mungesën e efiçencës, profesionalizmit, dëshirës dhe vullnetit për të punuar dhe për t’i siguruar qytetarët në Shqipëri dhe aq më tepër për Shkodrën. Prandaj kjo ngjarje por edhe të tjera që kanë ndodhur në qytetin tonë mendoj se bëjmë thirrje të fortë për siguri publike dhe punë serioze për të bërë të mundur që qytetarët të jetojnë në Shkodër dhe në Shqipëri.

I keni vënë në dispozicion kamerat e sigurisë të bashkisë Shkodër?

Në çdo kohë që ata kërkohen janë të disponueshme dhe policia e shtetit ka informacionin që siguron prej disa vitesh në fakt jo sot. Ne këtë vit kemi vendosur përsëri buxhet shtesë për kamerat e sigurisë publike edhe në pikat e tjera të qytetit duke krijuar kështu një mbulim më të mirë të të gjithë territorit, kjo vetëm për çështje të tilla se askush nuk mendon dhe dëshiron këto ngjarje por edhe të kalueshmërisë, të rregullit apo edhe për mirëmbajtjen e hapësirave publike gjëra për të cilat ne jemi përballur. Sigurisht që bashkia Shkodër i ka vënë në dispozicion sa herë që kërkohen.

A keni komunikuar me drejtues të policisë të Shkodrës?

Nuk kam informacion për procesimin që ata kanë bërë. Mendoj që informacionin e administrojnë në mënyrë profesionale. Në këtë rast bashkia Shkodër është palë e interesuar në emër të publikut dhe mendoj që do të duhet të presim por nevoja është që ngjarje të tilla të parandalohen, në ngjarje të tilla qytetarët të sigurohen dhe të ketë rend dhe siguri publike Çdo ngjarje e tillë rëndon mbi mungesën e vëmendjes shtetit për të siguruar rend.

Keni qenë ndonjëherë nën presionin e krimit ose e kërcënuar nga krimi në Shkodër?

Unë nuk kam pasur shqetësime të tilla ndonjëherë dhe komunikoj në mënyrë transparente dhe korrekte me të gjithë. Media më ka ndihmuar për të komunikuar mbi shqetësimet që kemi pasur lidhur me administrimin e qytetit, të tilla ngjarje janë të rënda dhe janë të dënueshme nga çdo qytetar, sigurisht edhe nga unë si kryetare e bashkisë Shkodër.

Është frikë të jetosh sot në Shkodër?

Jo. Unë mendoj që ngjarje të tilla rëndojnë sigurinë por përpjekjet e gjithsecilit prej nesh si autoritete publike përmes edhe infrastrukturës që kemi vënë në dispozicion janë përpjekje për siguri dhe rend dhe një siguri publike

E keni telefonuar Z.Xhemal Bushati, ish kandidati i PD për bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 6 marsit dhe ish kryetar i Këshillit Bashkiak por edhe një prej bashkëpunëtorëve tuaj pak kohë më parë duke qenë se njëri prej shpërthimeve ishte në godinën që është në pronësi të tij?

Ngjarjen e kam marrë vesh herët në mëngjes, në orën 6:30 të mëngjesit, sigurisht edhe për shkak të arsyeve të mia familjare, unë kam një situatë të rëndë me të sëmurë në familje dhe kjo ishte arsyeja që e mora vesh herët në mëngjes. Jam përpjekur të marr informacion mbi atë që ka ndodhur dhe deri më tani nuk ka detaje dhe është një ngjarje e rëndë dhe aq më tepër për autoritet publike është edhe më e rëndë.

E keni dëgjuar shpërthimin?

Jo nuk e kam dëgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat