Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 27 mars 2022 Në ora: 07:15
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat mbeten më të dukshme në zonat malore.

Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë territorin Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat