Kuvend, Taulant Balla kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Albright

Shqipëria

Kuvend, Taulant Balla kërkon një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Albright

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:34
Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamenrar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij ka kërkuar një minutë heshtje nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Ftoj të gjithë deputetët për të mbajtur një minutë heshtje në nder të një zonje të fortë dhe të hekurt, ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën ne shqiptarët do ta kujtojmë si Sekretarja e Shtetit e luftës në Kosovë.

Të mos harrojmë që të gjitha partitë tona kanë pasur mundësinë ta takojnë edhe si Presidente e Bordit të Drejtorëve të Institutit Demokratik Amerikan”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat