Berisha: Brava na ka tradhtuar

Shqipëria

Berisha: Brava na ka tradhtuar

Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:41
Sali Berisha

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha po zhvillon ‘Foltoren' e radhës me shqiptarët e Greqisë.

Gjatë takimit me qindra emigrantë u trajtuan çeshtjet që kishin të bënin me jetën e tyre në shtetin fqinj, siç ishin shkollat, sherbimet në ambasada, por edhe zhvillimet në Partinë Demokratike dhe në qeverisjen Shqipërisë.

Nje qytetar duke ju referuar zhvillimeve në PD, tha se “Brava ka mbushur xhepat e tij pasi na ka tradhtuar ne”. Ndërkohë ai kërkoi një përfaqësim më të madh të emigracionit shqiptar në Greqi në organet drejtuese të PD.

Berisha tha se “dega e PD ne Athinë do të jetë njëlloj si degët e mëdha të PD në Shqipëri, në të gjithë vendimarrjen e në gjithçka tjetër”.

“Ju do këni përfaqësuesit tuaj në të gjitha organet vendimarrëse të Partisë Demokratike”, tha Lideri historik i demokratëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat