Shpërthimi në Pogradec, kushëriri i inspektorit: U tmerruam. Arbeni njeri i respektuar, s'kemi konflikte

Shqipëria

Shpërthimi në Pogradec, kushëriri i inspektorit: U tmerruam. Arbeni njeri i respektuar, s'kemi konflikte

Më: 14 mars 2022 Në ora: 08:53
Ilustrim

Avni Xhukellari, kushëriri i Arben Xhukellarit të cilit ju vendos lëndë plasëse në portën e jashtme të banesës tregon se shpërthimi ka qenë i fortë.

"Shpërthimi ishte i fortë, u tmerruam. Policia ka ardhur shumë shpejt dhe kanë bërë të gjitha matjet dhe punën e tyre".

Ai thotë se nuk kanë konflite me asnjeri dhe se Arbeni është person i respektuar në fshat.

"Nuk kemi konflikte me njeri, Arbeni është mjaft i respektuar në fshat dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd, as në fshat e as kudo tjetër".

Edhe vetë Arbeni ka deklaruar se nuk ka konflikte.

Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe panik te familjet, e kryesisht te fëmijët e tyre.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:50, në fshatin Vërdovë, Pogradec, në portën e jashtme të murit rrethues, të banesës së shtetasit Arben Xhukellari, 44 vjeç, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar porta e jashtme e oborrit dhe xhamat e derës së jashtme së banesës.

Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat