Protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohet aksi nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë

Shqipëria

Protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohet aksi nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 18:07
Protesta në Bulqizë

Shqipëria është përfshirë në protesta për ngritjen e çmimeve.

Dhjetëra qytetarë të Bulqizës kanë dalë në protestë këtë të diel pasdite.

Ata kundërshtuan rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve të shportës.

Protestuesit kanë bllokuar aksin nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë, ndërsa në terren kanë mbërritur forca të shumta policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat