Qytetari i revoltuar: Populli është në ditë të hallit, këta janë çifuta. Votova 20 vite PS

Shqipëria

Qytetari i revoltuar: Populli është në ditë të hallit, këta janë çifuta. Votova 20 vite PS

Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:36
Pamje nga protesta

Një qytetar është shprehur i revoltuar ndaj qeverisë, për shkak se kjo e fundit nuk ka marrë masa për krizën e çmimeve në vendin tonë.

Për mikrofonin e Ora Neës, ai tha se prej vitesh voton PS, por megjithatë është i zhgënjyer nga qeveria.

Qytetari: Jam tepër i revoltuar. Kam 20 vite që e kam votuar këtë parti, por janë bërë çifuta.

Pse nuk e ulë shteti akcizën. Populli është në ditë të hallit. Pse të mos e vuaj shteti dhe populli. Do dalë sërish në protestë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat